Hakif Bajrami
TË DHËNA BI0BIBLIOGRAFIKE PËR PROF. DR. HAKIF BAJRAMIN Prof. Dr. Muhamet Pirraku “E vërteta mund të plaket, por ajo kurrë nuk vdes”- Volter-i Profesor Doktor Hakif Bajrami, pa asnjë krahasim, është historiani shqiptar më produktiv, me një origjinalitet historiografik filozofik e dokumentar që tejkalon kornizat e asaj që është ngulitur të thuhet – “Shkollë historiografike e Ali Hadrit”. U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar, me sukses shem¬bu¬llor, e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shko¬¬¬lli¬¬min e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padë¬shi¬ruar potencial për regjimin”. Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëko¬hësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Koso¬vës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shken¬core dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”. Në periudhën e ngritjes profesionale në fushë të dijes histo¬rio¬grafike, gjatë viteve të ‘70-ta të shek. XX, Profesor Hakif Bajrami, me financim familjar dhe shoqëror, hulumtoi në Bibliotekën Kombëtare të Serbisë, në Arkivin e Institutit Ushtarak, në Arkivin e Serbisë, në Arki¬vin e Jugosllavisë dhe në Arkivin e Sekretariatit të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë në Beograd, si dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Kroacisë, në Zagreb, dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë, e nisi të shquhet si gjurmues e ndriçu¬es veçanërisht i historisë shqiptare të Kosovës nën robërinë e Mbre¬të¬risë Jugosllave dhe të Luftës së Dytë Botërore, për çka do të deko¬rohet, më 1980, me dekoratën më të lartë të kohës në Kosovë, me ”Shpërblimin e Dhjetorit”. Kjo i hapi rrugë që në një kohë shumë kritike për shkencën historiografike shqiptare të Kosovës, pikërisht nga shkurti i vitit 1981 deri në mars të vitit 1990, të mbante postin e drejtorit të Arkivit Shtetëror të Kosovës, porse një kohë i “pa dëshiruar”, meqë ishte nënshkrues i të ashtuquajturit - “Apeli 215” të vitit 1989 – “...për Repu¬bli¬kën e Kosovës në Kudër të Jugosllavisë!” Si pasojë, më 1990, do të pushohet nga detyra e drejtorit, e për faktin se do t’i bashkohet, me gjithë qenien, “Lëvizjes Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Has¬më¬rive”, në shkurt të vitit 1991, me policë të armatosur do të nxirret nga ndërtesa e Arkivit, për t’u kthyer vetëm pas Fitores së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Profesor Hakif Bajrami nuk do të lakohet dhe, do t’u përkushtohet përpjekjeve për ta forcuar unitetin politik kombë¬tar shqiptar për Luftën Çlirimtare Shqiptare nga robëria serbo-jugos¬lla¬ve, për çka, më 1991, është dekoruar nga Klubet e Diasporës Shqi¬p¬tare në Zvicër. Historiani ynë, Dr. Hakif Bajrami, në shekullin e tij të veprimtarisë shkencore i arriti të gjitha gradat shkencore, në afatet ligjore, deri në “Këshilltar shkencor”, ekuivalent me gradën “Profesorit ordinar”, dhe me kohë u propozua nga kolegët në kolektivin punues, kandidat për akademik të ASHAK-së, por nuk e plotësoi kushtin kryesor – “Të përshtatsh¬më¬risë politike jugosllave”. Për vlerat e veprës së tij historiografike fletë edhe “Dekorata e Posaçme Kombëtare”, ndarë, më 1997, nga “Minis¬t¬ria e Shkencës dhe Kulturës” dhe “Akademia e Shkencave të Shqi¬pë¬risë”, pikërisht në një kohë kur i ashtuquajturi “Pushtet Paralel” i LDK-së nuk urdhëronte që Prof. Dr. Hakif Bajrami të punësohej në Institutin Alba¬nologjik, ku, sipas d
No works found.